KLSH padit për shpërdorim detyre 3 ish-drejtorë të Kadastrës dhe 1 të ALUIZNI-t Korçë

10 Gusht 2021 | 18:06

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Korçës 3 ish-drejtorë të Kadastrës dhe 1 të ALUIZNI Korçë për shpërdorim të detyrës.

Sipas KLSH, nga auditi i kryer në këtë institucion kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cenuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit.

Në lidhje me këto shkelje të evidentuara, KLSH ka kallëzuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, 3 ish-drejtorë të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-drejtor të ALUIZNIt Korçë, për shpërdorim detyre.

Euronews Albania ka mësuar se të kallëzuarit janë Nada Bandilli, Klajdi Tërova, Marjan Pavllo, Dhimitër Cyfeku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026