lil SOLID 2.0 prezantuar nga IQOS nis tregtimin në Shqipëri përmes Philip Morris Albania për të përshpejtuar rrugëtimin drejt një të ardhmeje pa tym

10 Gusht 2021 | 09:10

Philip Morris International (PMI) (NYSE: PM) sot njoftoi që do të fillojë tregtimin e alternativës pa tym të kompanisë KT&G, lil SOLID 2.0 prezantuar nga IQOS në Shqipëri. Ky njoftim është vijim i një marrëveshjeje të firmosur në janar 2020 midis PMI and KT&G, prodhuesi kryesor i produkteve të duhanit dhe nikotinës në Korenë e Jugut.

lil SOLID 2.0 është një pajisje e cila ngroh duhanin, prezantuar nga IQOS, e krijuar për të ofruar 3 përdorime të njëpasnjëshme dhe 25 fije duhani pa rikarikim. E ngroh duhanin nëpërmjet përdorimit të një gjilpëre që lëshon aerosol; pa tym, hi apo djegie. Pajisja lil SOLID 2.0 do të prezantohet nga IQOS dhe do të plotësojë portofolin ekzistues të PMI të alternativave pa tym që përfshin sistemin e ngrohjes IQOS, pajisja Nr. 1 në botë që ngroh duhanin.

“Ambicia jonë është që të gjithë ata të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare, të kalojnë sa më shpejt në alternativa më të mira dhe t’i braktisin cigaret në të mirë të shëndetit të tyre, shëndetit publik dhe shoqërisë në tërësi. Zgjerimi i vazhdueshëm i produkteve të KT&G jashtë Koresë së Jugut dhe prezantimi i lil SOLID 2.0 këtu në Shqipëri, ndihmojnë në përshpejtimin e rrugëtimit drejt një të ardhmeje pa tym, duke u dhënë duhanpirësve të rritur më shumë zgjedhje për sa i përket shijes, teknologjisë dhe çmimit”, tha Lorent Gordi, Manaxher i Përgjithshëm i Philip Morris Albania.

Produktet e KT&G si lil SOLID 2.0, që shpërndahen në treg nga PMI, jashtë Koresë së Jugut, janë subjekt i kontrolleve të kujdesshme para tregtimit, në mënyrë që të sigurohet se janë konform kërkesave të legjislacionit në tregjet që prezantohen si edhe konform standardeve të larta të vërtetimeve shkencore të PMI, që konfirmojnë mungesën e djegies dhe zvogëlimin e ndjeshëm të lëshimit të kimikateve të dëmshme krahasuar me cigaret.

Ky hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje pa tym, ngrihet mbi bazën e arritjeve të tjera të fundit të portofolit të produkteve pa tym të PMI. Që nga 30 Qershori, globalisht ka mbi 20 milionë përdorues të sistemit të duhanit me ngrohje IQOS dhe PMI vlerëson se mbi 73% (rreth 14.7 milionë) nga këta meshkuj e femra, kanë kaluar plotësisht te IQOS dhe kanë lënë cigaren; me një balancë në stadet e ndryshme të kalimit.  Për më tepër, në 7 Korrik 2020 Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nxori vendimin për autorizimin e marketimit të Sistemit të Ngrohjes së Duhanit IQOS si një Produkt Duhani me Risk të Reduktuar, me Ekspozim të Reduktuar. Në këtë mënyrë, agjencia identifikoi se tregtimi i produkteve të duhanit me risk të modifikuar me konfirmim të ekspozimit të reduktuar do të ishte “i përshtatshëm për të promovuar shëndetin publik dhe pritet të jetë në të mirë të popullsisë në përgjithësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me 82.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
10:13 | 20/06/2026

Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE, One Albania prezanton investimet dhe planet e reja

Shqipëria po i afrohet gjithnjë e më shumë Bashkimit Europian. Urat që e lidhin me të po forcohen çdo ditë e më tepër përmes komunikimit,...
17:02 | 19/06/2026

Familjet në ndihmë ekonomike përfitojnë ujë falas deri në 5 m³ në muaj

Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve shtetërore për ofruesit e shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve gjatë vitit buxhetor 2026, duke garantuar...
16:40 | 19/06/2026