60-vjeçari udhëton nga Tirana në Kalimash për fikjen e zjarreve
Ka udhëtuar nga Tirana për të ndihmuar vullnetarisht në fikjen e zjarrit në Kalimash. Ky është Selim Shehu, 60-vjeçari me origjinë nga Kukësi.
“U vetëofrova se më erdhi shumë keq. Çdo ditë isha në ankth, kam qenë i gatshëm për të shkuar edhe në Vlorë në Dukat. Zemra si kuksian më djeg kur shikoj që digjet Shqipëria”, tha qytetari.
Hyrjet dhe daljet në tunelin e Kalimashit ofrojnë dy pamje krejt të ndryshme. Një natë më parë flakët për pak sa nuk dolën në rrugë.
Maja e Runës mësohet se prej tetë ditësh është e përfshirë nga flakët. Në ndihmë për shuarjen e vatrave aktive në këtë zonë, forcave shqiptare iu janë bashkuar 66 trupa dhe 9 mjete zjarrfikëse nga Kosova.
“Zjarri është larguar shumë nga tuneli. Vazhdon prej disa ditësh zjarri në majën e Runës, aty sot kemi marrë edhe një kontribut shtesë nga forcat e Kosovës. Shumë e rëndësishme do jetë mbështetja e tyre sot”, tha ministri Peleshi.
Terreni i pjerrët dhe shkëmbor sipas Ministrisë së Mbrojtjes po ndërlikon punën e forcave nga toka, megjithatë raportohet se nuk ka rrezik për banorët.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West