Marrëveshja e Ohrit ndihmoi shqiptarët thotë zv.kryeministrit Artan Grubi
20 vjet më parë, shqiptarët dhe maqedonasit nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, një kontratë mes komuniteteve që siguronte paqen dhe stabilitetin në ndërtimin e Maqedonisë së Veriut.
Në përkujtim të kësaj ngjarjeje historike qeveria Maqedonisë së Veriut organizoi konferencën përkujtimore “përtej Ohrit”, ku merrnin pjesë drejtuesit e shtetit, përfaqësitë e huaja, ish-firmëtarë të marrëveshjes.
Në fjalën e tij, presidenti Stevo Pendarovski e rendit Marrëveshjen e Ohrit si një prej dokumenteve më të rëndësishme që kanë sjellë stabilitet në Maqedoninë e Veriut
“Kushtetuta e parë e 17 nëntorit të vitit 1991, të cilën Komisioni i Badinterit e përcakton si pikën e shpërbërjes sonë zyrtare nga ish-Jugosllavia, pastaj Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001 dhe Marrëveshjen e Prespës në vitin 2018, e cila na lejon të hyjmë në organizata ndërkombëtare me identitet të përcaktuar shënues si për shtetin ashtu edhe për popullin maqedonas. Në 20 vitet e fundit, nuk ka pasur asnjë ndryshim në qëndrimin tim për marrëveshjen: domethënë, atëherë dhe sot, unë mendoj se ishte përgjigjja më e mirë e mundshme e udhëheqjes politike ndaj sigurisë së brendshme të asaj kohe, kontekstit politik dhe historik. Një argument i fortë në mbështetje të kësaj teze është se edhe atëherë dhe sot, edhe kritikët më të ashpër nuk janë në gjendje të ofrojnë një alternativë tjetër të zbatueshme”, tha ai.
Në panel fjalën e mori edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, i cili në fjalën e tij theksoi se kjo marrëveshje ndihmoi në faktorizimin e shqiptarëve.
Në organizimin shtetëror për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi tha se nga marrëveshja e vitit 2001 kanë përfituar te gjitha komunitetet në këtë shtet, ndërkohë që prioritet ngelet integrimi në be dhe forcimi I zbatimit të ligjit
I ftuar si një prej nënshkruesve të marrëveshjes së Ohrit, ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, në fjalimin e tij i bëri thirrje Bullgarisë të heqë bllokadën për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke ritheksuar edhe një herë përkushtimin dhe mbështetjen ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë që një përshëndetje online erdhi nga ish përfaqësuesi i lartë i BE -së, Havier Solana, i cili shprehu bindjen e tij se shumë shpejt, Shkupi do t’i nis bisedimet për anëtarësim në BE.
Ky aktivitet u bojkotua nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare në Kuvend.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.