Bebja më e vogël në botë, peshon sa një mollë

16 Gusht 2021 | 15:49

Foshnja Kwek Yu Xuan ishte vetëm 212 gram, sa pesha e një molle kur lindi dhe vetëm 24 centimetër e gjatë.

Ajo lindi pas 6 muajsh, konkretisht në më pak se 25 javë. Pas 13 muajsh trajtime intensive në spital, Yu Xuan peshon 6.3 kilogramë dhe mjekët e lejuan të dalë nga spitali.

Bebja ka frymëzuar stafin mjekësor që janë kujdesur për të, të cilët e kanë quajtur “foshnjën e jashtëzakonshme të COVID-19, një rreze shprese mes trazirave”.

Yu Xuan vuan ende nga sëmundja kronike e mushkërive dhe do të ketë vazhdimisht nevojë për ndihmë me frymëmarrjen. Fatmirësisht mjekët thonë se gjendja e saj shëndetësore do të përmirësohet me kalimin e kohës.

Për të paguar shpenzimet e spitalit u deshën 366.884 dollarë, të cilat u siguruan nëpërmjet njerëzve që dinin historinë e foshnjës dhe mblodhën fonde.

Nëna e Yu Xuan e lindi atë me operacion, katër muaj pasi ajo u diagnostikua me “pre-eklampsi”, një sëmundje që lidhet me presionin shumë të lartë të gjakut që mund të dëmtojë organet vitale dhe të jetë fatal si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

Rekordin e bebes më të vogël në botë e mbante një vajzë 245 gram nga SHBA, e lindur në vitin 2018.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026