Kurti: Prej një muaji në kontakt me SHBA-në për të strehuar afganët

17 Gusht 2021 | 11:22

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar para mediave se qeveria e Kosovës ka një muaj që është në komunikim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për strehimin e afganëve, sa i përket aspektit organizativ, logjistik, teknik por edhe të sigurisë.

Kurti nënvizoi se strehimi i afganëve përveç aspektit të solidaritetit është edhe dimension i aleancës dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne jemi shtet serioz dhe tani e një muaj këtë punë e kemi bërë pa zhurmë dhe me shumë kujdes meqenëse çështja e refugjatëve nga Afganistani është jo vetëm një çështje e dhimbshme njerëzore, por edhe një çështje e ndjeshme e sigurisë”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se detajet për strehimin dhe mbrojtjen e refugjatëve nga Afganistani janë duke u diskutuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe  se shifrat, kohëzgjatja dhe vendi i strehimit do të bëhen të ditura në vijim.

Përveç Kosovës, pranimin e afganëve deri më tani e kanë konfirmuar Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kanadaja.

Sot në Shqipëri pritet të mbërrijnë rreth 300 afganë, të cilët janë bashkëpunëtorë të SHBA dhe forcave të aleancës së NATO-s.

Atyre u rrezikohet jeta në Afganistan, pasi vendi kontrollohet nga talebanët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026