Pse video lojërat e vjetra mund të vlejnë miliona?
Një kopje e video lojës “Super Mario Bros” e pahapur, e prodhuar në vitin 1985, u shit 2 milionë dollarë në faqen e koleksioneve Rally, në fillim të gushtit.
Kjo video-lojë e prodhuar nga ‘Nintendo Entertainment System’ theu rekordin për lojën elektronike më të shtrenjtë në botë.
Disa javë më parë, një kopje e “Super Mario 64”, e vitit 1996, ishte video loja më e shtrenjtë e cila u shit në ankand plot 1.5 milionë dollarë. Ndërkohë edhe loja elektronike “Legjenda e Zeldës” e vitit 1987 është shitur për 870 mijë dollarë.
Gjithashtu një kopje e “Pokemon” mund të shitet qindra mijëra dollarë.
Por jo të gjithë mund të fitojnë mijëra dollarë nga këto video lojëra të vjetra, sepse janë disa faktorë që i bëjnë kaq të kushtueshme.
Faktorët që ndikojnë janë, numri i njësive të prodhuara, rajoni ku është prodhuar, madje ndikon edhe nëse kjo kasetë e video lojës është brenda kutisë së saj origjinale.
Vlera e tyre mund të përgjysmohet nëse e keni hapur më parë nga kutia e saj.
Sipas Illiana Bodnar, shefe e marketingut në ankandin koleksionist luksoz Macey and Sons, është rritur interesi dhe kërkesat për lojërat retro.
Madje ajo tregon se koleksionistët e rinj janë më të gatshëm të investojnë në personazhe të njohur të lojërave, që i bëjnë ata nostalgjik për fëmijërinë e tyre si Mario, Cloud Strife nga “Final Fantasy VII” ose “Zelda”.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 16:44 Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 16:34 Sulmi ajror i SHBA-së kundër Iranit, ushtria amerikane publikon videon (VIDEO)
- 16:30 Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin
- 16:28 Kapiteni iranian sulmon ashpër FIFA-n dhe presidentin Infantino: Kupa e Botës 2026 është një katastrofë
- 16:16 Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
- 16:15 “One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta