Kafka e gjetur në Pompei, provë se greqishtja është përdorur në Romën e lashtë
Arkeologët kanë zbuluar një skelet të ruajtur shumë mirë gjatë gërmimeve të një varri në qytetin e lashtë të Pompeit.
Zbulimi u bë në nekropolin (një varrezë të madhe të projektuar për monumente) e Porta Sarnos, në lindje të qendrës urbane të Pompeit.
Një kafkë me tufa flokësh të bardhë, pjesa e njërit vesh dhe eshtra në trajtë pluhuri u gjetën brenda varrit.
Bëhet fjalë për një rast të pazakontë duke qenë se shumica e njerëzve u dogjën në atë kohë dhe vetëm fëmijët e vegjël u varrosën. Ka shpresë se ky zbulim do hedhë dritë mbi jetën kulturore të qytetit para se të shkatërrohej në vitin 79 pas Krishtit nga shpërthimi i vullkanit në malin Vesuvius.
Në mbishkrimin e varrit të Marcus Venerius Secundio thuhet se ai ndihmoi në organizimin e shfaqjeve në gjuhën greke në Pompei. Ekspertët thanë se ky ishte konfirmimi i parë që greqishtja, gjuha e kulturës në Mesdhe, ishte përdorur krahas latinishtes.
Gabriel Zuchtriegel, drejtor i Parkut Arkeologjik të Pompeit, tha se shfaqjet greke në Pompei janë dëshmi të “klimës së gjallë dhe të hapur kulturore” që karakterizoi qytetin e lashtë.
Gërmimet në Pompei gjatë viteve kanë rezultuar në zbulime të jashtëzakonshme të varreve, qerreve dhe shtëpive me afreske të shkëlqyera.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve