Grupi i parë i afganëve pritet të akomodohet në Berat, zbulon Euronews Albania
Tirana, Durrësi dhe Berati janë tre destinacionet e para ku do akomodohen afganët që do të vijnë gjatë kësaj jave në Shqipëri.
Burime për Euronews Albania konfirmojnë se grupi i parë i afganëve që do të mbërrijnë në Shqipëri pritet të akomodohet në qytetin e Beratit.
Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo i tha Euronews Albania se këto ditë po bëhen përgatitjet në hotelet e këtij qyteti për të garantuar kushte sa më komode për qytetarët afganë.
Kryeministri Rama konfirmoi se në Shqipëri do të vijnë rreth 1200 emigrantë politikë afganë.
Por, autoritetet shqiptare ende nuk konfirmojnë një orar se kur do të ulet në Rinas avioni i parë me shtetasit afganë.
Pranë aeroportit janë ngritur disa çadra të ushtrisë, të cilat do të shpërbejnë për të bërë kontrollet e shtetasve afganë, kontrolle fizike dhe shëndetësore.
Ditën e djeshme nga aeroporti i Kabulit kanë fluturuar 7 nga 10 avionët e planifikuar për shkak të situatës së tensionuar.
Ky aeroport është marrë nën kontroll nga amerikanët, ndërkohë që talebanët ndodhen jashtë rrethimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5