“Policia i ka duart me gjak”, protestuesit në Ferizaj spërkasin vendin me ngjyrë të kuqe

24 Gusht 2021 | 13:10

Vrasja e një 18-vjeçareje të dielën në Ferizaj ka nxitur protesta ditën e sotme.

Protestuesit para rajonit policor në Ferizaj bënë thirrje për dënimin e autorëve të dyshuar dhe mbrojtje të jetës së grave.

Përveç thirrjeve dhe pankartave, protestuesit hodhën ngjyrë të kuqe në drejtim të policëve, akt ky i shoqëruar me simbolikën që “policia i ka duart me gjak”.

“Dënim maksimal për Arbër Sejdiun”, “Dënim maksimal për Dardan Krivaqën”, “Poshtë institucionet patriarkale”, Jeta e grave hajgare për policinë”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

Brenda një dite 6 gra u sulmuan fizikisht nga bashkëshortët e tyre, në Kosovë.

Edhe ditën e djeshme disa organizata në Kosovë kanë protestuar për mbrojtjen e jetës së grave, duke kërkuar nga drejtësia që të merret me rastin e 18-vjeçares në mënyrë emergjente.

Dy persona janë arrestuar për vrasjen e 18-vjeçares M.O., Arbër Sejdiu dhe Dardan Krivaqa, ku ky i fundit bashkëjetonte me viktimën dhe ka qenë edhe më parë i dyshuar për disa raste vrasjesh.

Trupit të 18-vjeçares po i kryhet autopsia, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026