Festivali i filmit në Venecia nën masa të rrepta anti-COVID

1 Shtator 2021 | 18:36

Festivali i filmit në Venecia ka nisur nën masa të forta kundër COVID-19. Yjet e Hollywood janë rikthyer pas një viti izolimi për shkak të pandemisë, ndërsa bota e kinemasë pret me padurim të largojë krizën e shkaktuar nga COVID-19.

Organizatorët shpresojnë se një protokoll i rreptë i COVID do të ndihmojë në zhvillimin pa probleme të maratonës së filmit që zgjat 11 ditë.

Teatrot po funksionojnë me gjysmën e kapacitetit dhe një mur bllokon pamjen nga tapeti i kuq për të ndaluar turmat të mblidhen jashtë Palazzo del Cinema, ku të gjithë duan të marrin një autograf. Maska për fytyrën dhe një pasaportë shëndetësore, ose një test negativ COVID, kërkohen për të marrë pjesë në event.

Ne festival marrin pjesë filma të tillë si “Nënat paralele”, me protagoniste Penelope Cruz, si një nga dy gratë beqare që do të lindin në të njëjtin spital.

Filmat  që konkurrojnë për çmimin Luani i Artë përfshijnë “The Power of the Dog” apo edhe Kristen Stewart si Princesha Diana në “Spencer”.

Në listë janë edhe “Dueli i fundit” me  protagonistë kryesorë aktorët Damon e Affleck, dhe përralla fantastiko-shkencore e Denis Villeneuve “Dune”.

Chloe Zhao, fituesja e Luanit të Artë  vitit të kaluar,  me “Nomadland” , është pjesë e jurisë e udhëhequr nga një tjetër fitues i Oskar, drejtori “Parasite”  nga Koreja e Jugut Bong Joon-ho chun.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026