Basha reagon pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

2 Shtator 2021 | 12:39

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas Asamblesë së Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama shpalli emrat e kabinetit të ri qeveritar për mandatin e tretë qeverisës.

Përmes një statusi në faqen e vet në Faceook, kryedemokrati e cilëson kreun e qeverisë, Edi Rama shkatërrues të bashkëjetesës demokratike dhe përgjegjës për kriminalizimin e vendit, i cili sipas tij ‘mund të recitojë për të gënjyer veten, por nuk gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore’.

Për kreun e PD, OSBE/ODIHR vërtetoi se në 25 prill zgjedhjet nuk ishin të lira dhe demokratike dhe u shoqëruan me blerjen masive të votave dhe presionin ndaj votuesve.

“Për Partinë Demokratike, raporti i OSBE/ODIHR nuk është vetëm konfirmim i asaj që ne kemi denoncuar dhe që shqiptarët kanë përjetuar prej këtij regjimi të korruptuar, i cili ka vrarë votën e lirë dhe bashkë me të demokracinë, por një udhërrëfyes për aksionin tonë brenda dhe jashtë vendit, për t’iu kthyer shqiptarëve të drejtën për të pasur një qeveri që buron nga vullneti i tyre i lirë, jo nga krimi dhe korrupsioni që e kanë lënë Shqipërinë në vend numëro për shumë gjatë”, shkruan kryedemokrati në Facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026