Asnjë ministër nga Kosova në qeverinë e re, Çipa: Rama duhet të rishqyrtojë marrëdhëniet me Kurtin
Analisti Aleksandër Çipa tha për Euronews Albania se kryeministri Edi Rama duhet të rishqyrtojë mundësinë për të pasur ministra nga Kosova në qeverinë e re, teksa e cilësoi përfshirjen e këtyre të fundit në qeverinë e mëparshme, një eksperiment të suksesshëm.
Sipas tij, ai ishte një veprim i guximshëm që erdhi dhe u prit natyrshëm, ndaj PS duhet ta rishqyrtojë si një mundësi për të promovuar vlerat dhe për të shkëmbyer elitat kombëtare.
“Mendoj se marrëdhënia me Kurtin ka ndikuar. Është një qasje konverguese. PS duhet ta rishqyrtojë këtë marrëdhënie me drejtuesit e qeverisë në Kosovë sepse kjo mund të ndikojë në të gjitha nivelet.
Sipas analistit, vendimi i kryeministrit Edi Rama për të rikthyer figura politike në PS lidhet me nevojën për të vendosur balanca politike te partia e vet.
Sa i përket vendimit për të spostuar Taulant Ballën nga pozicioni i sekretarit të përgjithshëm të PS, analisti Çipa tha se kjo ishte një lëvizje e papritur teksa pritshmëritë e këtij të fundit kanë qenë të mëdha në mandatin e tretë.
Balla grumbulloi vota më shumë se Rama vetë në zgjedhjet e 25 prillit dhe kjo u konsiderua si një lloj sfide brenda familjes politike, tha Çipa.
Analisti Plator Nesturi dhe pedagogu Erlis Çela komentojnë në Euronews Albania qeverinë e re
Ndërsa Rama mbante fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste, analisti Plator Nesturi komentoi në studion e Euronews Albania se kryeministri po iu drejtohej “të vetëve” dhe komunikimi që do të bëjë në Kuvend ndryshon nga deklarata sot.
Për pedagogun Erlis Çela, komunikimi i Ramës përcjell frikë për të ngushtuar radhët e partisë. Sipas tij kryeministri po përpiqet të flasë si i ri ndërkohë që ka 8 vite në pushtet.
Fjala e Ramës në Asamble ishte një leksion morali sipas Çelës, nga një kryeministër që “duket sikur ka humbur sensin e realitetit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut