Ushtria europiane e nevojshme për krizat, thotë Borrell
Tërheqja kaotike e Perëndimit nga Afganistani ka gjasa të kthehet në një stimul për përpjekjet e Bashkimit Europian për të ngritur një ushtri të përbashkët.
Kështu ka deklaruar kryediplomati i Unionit, Josep Borrell, i cili ka theksuar se një forcë reagimi duhet të jetë pjesë e këtij projekti.
Thirrjet brenda BE-së, që blloku të mund të ndërhyjë ushtarakisht në një krizë pa u mbështetur tek trupat amerikane sa vijnë e po shtohen.
“Ndonjëherë ndodh diçka që vë në lëvizje historinë, që krijon një moment. Mendoj se ngjarjet e kësaj vere në Afganistan janë të tilla. Shpresoj që BE t’i kushtojë më shumë vëmendje kësaj çështjeje dhe të angazhohet në vendimmarrje konkrete,” – u shpreh Borrell.
Sipas Borrell, forca evropiane e ndërhyrjes së shpejtë duhet të përbëhet nga 5 mijë trupa, që të zëvendësojë një tjetër strukturë ushtarake të ngritur në 2007-n, por që nuk është vënë kurrë në përdorim.
Çështja ka qenë objekt debati i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, në samitin informal të së enjtes në Slloveni, që do të zgjasë edhe të premten.
Të pranishmit kanë rënë dakord sa i përket rëndësisë së autonomisë ushtarake të Unionit nga Uashingtoni, por nuk kanë gjetur konsensus për trupat në terren.
Sa i takon marrëdhënieve me talebanët, shefi i diplomacisë evropiane ka shtuar se BE do të angazhohet në dialog, por në bazë të disa kushteve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dialogu Kosovë-Serbi në takimin e ministrave të Jashtëm të BE, Borrell informon për takimin Kurti-Vuçiç
- Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell: Bashkëpunimi i fortë BE-SHBA do të ndihmojë palët
- Bosnja të përshpejtojë harmonizimin e politikave nëse do t’i bashkohet unionit, deklaron Borrell
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk