Zgjedhjet në Gjermani, pasuesi i Merkel prezanton ekipin
Pasuesi i Angela Merkel, udhëheqësi i kristian-demokratëve të Gjermanisë Armin Laschet prezantoi ekipin e tij të së ardhmes, të cilët mund të jenë pjesë e qeverisjes nëse arrin të fitoje në zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen në 26 shtator. Një lëvizje që mund ta ndihmojë t’i japë më shumë gjallëri fushatës së tij.
Armin Laschet, konservatorët e të cilit në sondazhe renditen prapa social-demokratëve të qendrës së majtë tha se grupi prej tetë anëtarësh ka katër gra dhe katër burra, njëri prej të cilëve me ngjyrë, përfaqëson diversitetin e Gjermanisë dhe bllokut të tij konservator.
Ai sfidoi SPD-në, e cila në sondazhet e fundit ka siguruar 25% mbështetje dhe kandidati i të cilës për kancelar, Olaf Scholz, është i preferuari i votuesve.
Sulmet konservatore ndaj SPD kanë pasur pak ndikim të dukshëm deri më tani.
Disa sondazhe vijojnë të pasqyrojnë se SPD qëndron përpara konservatorëve. Por pavarësisht epërsisë së SPD-së në sondazhe, atyre do t’u duhej të bashkoheshin me dy parti të tjera për të qeverisur.
Një sondazh i parakohshëm sugjeroi që Scholz fitoi një debat televiziv midis kandidatëve kryesorë. Kancelarja Angela Merkel, në pushtet që nga viti 2005, planifikon të largohet pas zgjedhjeve.
Rrugëtimi i CDU nën drejtimin Laschet shënoi një rënie të jashtëzakonshme pas 16 vitesh në detyrë dhe katër fitoreve të drejtpërdrejta zgjedhore kombëtare nën udhëheqjen e Angela Merkel.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk