BE dënon dhunën gjatë protestës kundër priftit serb në Mal të Zi, thirrje për vetëpërmbajtje
Bashkimi Europian ka shprehur shqetësimin për trazirat e së dielës në Mal të Zi ku dhjetëra persona mbetën të plagosur pas protestave kundër shugurimit të priftit serb. BE shprehet se liria e tubimit është e drejtë themelore që duhet respektuar, ndërsa bën thirrje për vetëpërmbajtje.
Edhe Ambasadat e Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë, Shteteve të Bashkuara dënuan dhunën gjatë protestave të djeshme.
Dhjetëra persona u plagosën në protestat që u zhvilluan një ditë më parë në Mal të Zi kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse, Joanikije në qytetin e Cetinjes.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve hodhën gurë, shishe dhe fishekzjarre. 20 policë dhe 30 protestues u dërguan në spital. Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç i cilësoi sulmet ndaj policisë si terrorizëm.
Ai fajësoi Partinë Demokratike të Socialistëve të presidentit Milo Gjukanoviç për organizimin e protestave. Ndërsa Gjukanoviç, i cili kundërshtoi ceremoninë, akuzoi policinë për forcë të tepruar. Manifestuesit thanë se çdo objekt kulti i ndërtuar në Malin e Zi i përket popullit dhe këtij shteti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mal i Zi, protesta për pronat e Kishës Ortodokse Serbe
- Të paktën 20 të plagosur nga protestat për kishën serbe në Malin e Zi
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta