Ndahet nga jeta legjenda e kinemasë franceze, Jean-Paul Belmondo

6 Shtator 2021 | 17:47

Akrtori francez me famë botërore, Jean-Paul Belmondo ndërroi jetë ditën e sotme.

Legjenda e kinemasë franceze vdiq në moshën 88 vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur avokati i tij, Michel Godest.

“Ka qenë shumë i lodhur prej disa kohësh. Pati një vdekje të qetë”, u shpreh Michel Godest.

Belmondo e filloi karrierën e tij të aktrimit në teatër dhe hyri fuqishëm në botën e kinemasë më 1958, ku aktroi për regjisorin Jean-Luc Godard.

Filmat që e bënë një emër të njohur të kinemasë ishin “Breathless” dhe “The Man from Rio”.

Në vitin 1989, Belmondo fitoi çmimin Oskar me filmin “Një jetë nuk mjafton”, ndërkohë në vitin 2011 mori “Palmën e Artë” për karrierën në Kanë.

Gjatë karrierës së tij 50-vjeçare, Belmondo aktroi në 80 filma, ku edhe bashkëpunoi me disa nga regjisorët kryesorë francezë si Francois Truffaut, Jean-Luc Godard dhe Claude Lelouch dhe me aktore si Jeanne Moreau dhe Sophia Loren.

I lindur në prill të vitit 1933 nga një baba skulptor dhe një nënë piktore, Belmondo u rrit në Neuilly-sur-Seine, një periferi e pasur pariziane. Ai mësoi në shkollat ​​elitare, mirëpo nuk ishte “nxënës shembullor” dhe ndër lëndë, preferonte sportet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026