Humbjet ditore shkojnë në 10 milionë euro, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon mbështetje për sektorin privat
Oda Ekonomike e Kosovës ka paraqitur kërkesat për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. Ky institucion vlerëson se ndihma e shtetit për sektorin privat është jetike në këtë kohë kur humbjet ditore janë mbi 10 milionë euro.
“Dëmi është bërë tashmë, janë 10 milionë euro dëme në baza ditore, është jashtëzakonisht shumë për ekonominë tonë nëse kjo zgjat të themi tre muaj, kjo 1 miliard euro dëme për ekonominë e vendit, që janë pothuajse 1/7 e GDP-së…170 është marrë paga minimale, ne po e konsiderojmë që është e ulët, sidomos duke e parë që sektori publik ata që pak a shumë paguhen me taksa tona i kanë marrë pagat e plotë.”, tha Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka kërkuar që të ndihmohen punëtorët e këtij sektori, që sipas tij 80% e tyre janë liruar nga puna.
“Për momentin sektori i naftës është duke punuar prej 2 për qind deri në 5 për qind, do të thotë 95 për qind është në kolaps. Do të thotë nuk është duke punuar nuk ka qarkullim.”, pohoi Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Arjeta Pozhegu nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit, ndër të tjera tha se presin nga qeveria që të hapet një fond për prodhuesit, i cili do të ndihmohej nga donatorët.
“Kosova është një ndër vendet që nuk ka borxhe, prandaj qeveria duhet ta mendoj që të futet borxh, sepse ne ashtu ashtu jemi të falimentuar, kështu që duhet provuar dhe sfiduar përmes borxheve që Kosova të rimëkëmbë të gjithë ekonominë”, u shpreh Arjeta Pozhegu, kryetare e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit
Në takim po ashtu u tha se se ka rënie të qarkullimit deri në 20% në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq