Ndërtimi, sektori kryesor ku investohen paratë e pista në Shqipëri

7 Shtator 2021 | 18:28

Ndërtimi është sektori kryesor ku po investohen paratë e pista të grupeve kriminale në Shqipëri.

Deklarata është bërë për dokumentarin Unpublished në Euronews Albania, nga drejtori i krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi.

Industria e ndërtimit është fusha që kanë zgjedhur grupet kriminale në Shqipëri, për të pastruar paratë e veprimtarive të jashtëligjshme.

Përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë pohojnë për “Unpublished” se vendi ynë paraqet rrezik të shtuar sa i takon pastrimit të parave. Shqipëria klasifikohet në listën gri për pastrimin e parave.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, nga viti 2013 deri në vitin 2020, janë sekuestruar rreth 320 milionë euro, fitime nga veprimtaritë e paligjshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit

Për të tretën herë radhazi, Barometri në Euronews, Datacentrum dhe kompania MRB kanë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve. Ky parashikim edhe këtë herë ka qenë në...
20:07 | 19/05/2023

Tregu i punës në Shqipëri, pse po largohen të rinjtë? l Unpublished

Sipas INSTAT, në Shqipëri, në vitin 2021 llogaritej se kishte 2 milionë e 362 mijë individë në moshë për punë. Të punësuar prej tyre ishin...
13:47 | 11/06/2022

Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti

15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndërsa dy prej tyre janë në prag falimenti. Pra, 25% e pushtetit vendor nuk ka...
20:47 | 27/05/2022