1 infermier për 25 pacientë në spitalet e Kosovës, pohon infermieri Sejdiu
Mentor Sejdiu, pjesë e Sindikatës së Infermierëve në Kosovë ka treguar për Euronews Albania se numri i infermierëve në këtë shtet është shumë i ulët në krahasim me nevojat në spitale.
Ai theksoi se zakonisht në një turn 12 orësh ka 1 infermier për 25 pacientë në spitalet e Kosovës.
Këtë ai e cilësoi një lodhje shumë të madhe për vetë stafin, pasi kanë shumë se 1 vit e gjysmë me intensitet të lartë pune.
Sejdiu tregoi se në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë janë pranuar 200 infermierë të rinj, por edhe kjo shtesë sipas tij nuk mjafton, pasi situata epidemiologjike po rëndohet nga dita në ditë.
Të martën, Ministria e Shëndetësisë tha se 28 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të virusit.
920 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 24.484.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur