Çfarë duhet të dini për deputetët që ulen nesër në Parlament
Të premten më 10 shtator, në orën 10:00 mblidhet seanca e parë e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Për herë të parë në historinë politike të 30 viteve të fundit një mazhorancë drejton vendin në tre mandate. Në zgjedhjet e fundit parlamentare Partia Socialiste me në krye Edi Ramën mori 74 deputetë, të njëjtin numër si në 2017. PD dhe koalicioni 59 deputetë, LSI 4 dhe PSD e Tom Doshit 3 deputetë.
74 nga 140 deputetët e Kuvendit të ri do të jenë burra dhe 39 gra. Nga deputetët e Partisë Socialiste, 46 do të jetën burra, 29 gra. Tek Partia Demokratike 42 deputetë janë burra dhe 17 gra, 2 nga 4 deputetët e LSI janë burra dhe 2 gra, ndërkohë që tek PSD e Tom Doshit janë 2 deputete gra dhe 1 burrë.
Seanca e parë, do të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë dhe sipas të dhënave të përpunuara nga Instituti i Studimeve Politike, kjo përgjegjësi do i takojë Luljeta Bozos, e cila është 79 vjeçe.
Nëse deputetja socialiste nuk do pranojë ta drejtojë seancën, radha do i kalojë Sali Berishës, i cili në tetor bën 76 vjeç.
Sipas të dhënave të përpunuara nga ISP, në legjislaturën e 10-të në tri dekadat e fundit, PS do të ketë kryetarin e Kuvendit, i pesti pas Kastriot Islamit, në vitin 1991, Namik Dokles 2001, Servet Pëllumbit 2003 dhe Gramoz Ruçit në vitin 2017.
Drejtuese do të jetë Lindita Nikolla, e dyta grua drejtuese pas Jozefina Topalli, që drejtoi kuvendin për demokratët në dy mandatet qeverisëse në vitet 2005-2013.
64 nga 140 deputetët që do të marrin mandatin në shtator nuk kanë punuar kurrë më parë si ligjvënës.
31 nga 74 deputetët socialistë ulen për herë të parë në Kuvend. Partia Demokratike ka 29 deputetë të rinj nga 59 përfaqësuesit e saj në Kuvend.
Partia Socialdemokrate i ka të gjithë deputetët të rinj, kurse LSI ka vetëm një emër të ri mes katër deputetëve të saj.
25 nga 64 ligjvënësit që hyjnë për herë të parë në kuvend janë gra, konkretisht 13 nga PS, 10 nga PD dhe 1 nga PSD.
Pesë nga deputetët e zgjedhur në 25 prill kanë hequr dorë nga mandatet e tyre. Tom Doshi, Gramoz Ruçi, Mark Marku, Najada Çomo dhe Lefter Koka kanë zgjedhur që të mos jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq