Largimi i disa deputetëve nga PD mund të bashkojë partinë, thotë studiuesja
Mund të sjellë kompaktësi brenda partisë largimi nga PD-ja i deputetëve demokratë që nuk ranë dakord me vendimin e Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar. Kështu u shpreh në emisionin “Barometri” Blerjana Bino, pjesë e qendrës “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim”.
Blerjana Bino tha se kohët ë fundit është folur shumë rreth konflikteve të brendshme të PD-së, konflikte të cilat do të shmangen, sipas saj, nëse mbesin në parti vetëm deputetët që e mbështesin PD-në.
“Ndoshta tani është momenti që t’i shtrëngojë më shumë radhët, të ketë më shumë kompaktësi, ka marrë vendim të qartë politik”, u shpreh Blerjana Bino, e cila tha se vendimi i z. Basha mund të jetë një mundësi e mirë për Partinë Demokratike.
Sipas Blerjana Binos, liderët duhet të jenë të zëvendësueshëm dhe ta bëjnë veten të zëvendësueshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:39 Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë
- 09:16 Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore