Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD, ambasada amerikane: Vendimi i Bashës meriton respekt
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur se vendimi i djeshëm i kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së, meriton respekt.
Në reagimin e ambasadës theksohet se PD-ja ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen.
“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim tregon se siç ishte rasti 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. SHBA ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe ne mezi presim të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në një postim në Twitter.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e së enjtes përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së deri sa të zbardhet në rrugë ligjore vendimi për padinë e ngritur nga ish-kryeministri ndaj Sekratarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Nuk mungoi edhe një reagim nga vetë ish-kryeministri, i cili u shpreh se Basha është kërcënuar me saksione për të marrë këtë vendim, duke shtuar se ai do të vazhdojë betejën e tij.
Kundër vendimit të Bashës ka dalë edhe 6 deputetë demokratë. Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu dhe Bujar Leskaj nuk e kanë mbështetur vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-liderin e tyre.
Ky vendim është kundërshtuar edhe nga ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq