Dorëhiqet ministri i Shëndetësisë dhe tre zyrtarë të tjerë pas tregjedisë në Tetovë
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe tre zyrtarë shëndetësorë në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë dorëheqje pas ngjarjes së rëndë në spitalin ambulant të Tetovës, ku 14 pacientë humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolave të oksigjenit.
Pas ministrit, personat e tjerë që kanë dhënë dorëheqje janë drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, drejtorin ekonomik në këtë spital Artan Etemi si dhe zv.ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani.
“Dorëheqja ime nuk do t’i ngushëllojë familjet, por besoj se do të vendos një linjë morale të cilën të gjithë ne si shoqëri e kemi harruar.Humbja e jetës njerëzore në një gjendje të tillë është tragjedi e madhe”, shprehet Besimi.
Për të zbardhur të vërtetën, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar ndihmë nga hetuesit gjermanë, të cilët janë të specializuar për hetimin e fatkeqësive dhe aksidenteve të tilla.
Spitali ambulant i Tetovës u hap pas muajit prill si strukturë plotësuese për Spitalin Klinik. Kjo strukturë shëndetësore ka një kapacitet trajtues prej 35 pacientësh.
Tetova është qyteti i dytë pas Shkupit me më shumë raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës