Rama për zhvillimet në PD: Duhet të kemi durim e respekt për traumat e të tjerëve
Pas votimit të kryetares së Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se fokusi i PS-së në mandatin e tretë është pastrimi i Shqipërisë.
Para gazetarëve, z. Rama paralajmëroi një vendim, përmes të cilit siç tha ai do ndalohet përdorimi individual i qeseve plastike.
“Ky mandat do jetë mandat i rëndësishëm në përpjekjen për të pastruar Shqipërinë. Së shpejti do të marrin një vendim për ndalimin e qeseve plastike për përdorim individual”, tha Rama, teksa u përpoq të shpjegonte aktin e tij teksa mblodhi në një qese fletët e grisura nga deputetë e Partisë Demokratike në seancën e pasdites.
Ai u pyet për betimin para Presidentit Meta, të cilin këtë të fundit mazhoranca socialiste e shkarkoi me pretendimin se kreu i shtetit kishte shkelur kushtetutën.
Kryeministri tha se pavarësisht kësaj, ai do të paraqitet para Metës për të marrë betimin për mandatin e tretë, kurse vendimi për shkarkimin e tij ose jo i takon Gjykatës Kushtetuese.
“Ka një dallim të qartë për të gjithë, që është dallimi mes qëndrimeve politike dhe distancimeve të natyrës politike dhe kornizës kushtetuese. Për sa kohë Meta është në zyrë dhe në pritje për t’u gjykuar nga Gjykata, ai mbetet në detyrë dhe nuk varet kjo nga dëshira jonë. Ne e kemi shkarkuar, por kjo është një republikë kushtetuese, që ka dy hallka”, tha ai.
Një tjetër çështje që u komentua nga Rama jashtë Kuvendit ishte përjashtimi i z. Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ndërsa tha se:
“Nuk kam dëgjuar asgjë, përveç tam-tameve, që janë të mirëkuptueshme në një ditë si kjo që nuk është një ditë e lehtë për PD dhe është një proces traumatik, kështu që duhet të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut