Përjashtimi i Berishës, Açka: Basha e mbajti peshën i vetëm të mos ‘infektonte’ demokratët e thjeshtë
Flutura Açka kryeson Komisionin e Apelimit për çështjen Berisha, përjashtimin e të cilit e ka konsideruar vendim radikal dhe delikat që ndodhi në minutën e fundit.
Ajo theksoi se ishte kryedemokrati Basha i cili e mbajti gjithë peshën e vendimit i vetëm sepse nëse do të përfshiheshin të gjithë në proces do të ndikonin edhe te demokratët e thjeshtë.
“Përpiqem të kuptoj se pse zoti Basha e mbajti i vetëm këtë vendim. Duhej ta mbante i vetëm sepse ne të tjerët do të përfshiheshim, në një farë mënyre “do të infektoheshim” dhe do të ndikonim dhe demokratët e thjeshtë nëse do të bëheshim pjesë e procesit,” – u shpreh ajo.
Nëse çështja vjen në dorën e saj, Açka u shpreh se do e ketë të vështirë duke qenë se nga jashtë e ka admiruar figurën e Berishës, ndërsa brenda politike i takon ta gjykojë.
“Nuk e di çfarë rruge do të ndjekë zoti Berisha sepse ai i ka thënë publike gjërat e tij. Ajo që unë di të them është që nëse do të vijë fjala për komisionin të cilin drejtoj unë çdo gjë do të jetë transparente, deri në fund, në respekt të çdo demokrati, në respekt të çdo simpatizanti dhe në respekt të procesit,” – u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Rama mund të blejë Bashën, por jo PD-në’, Berisha pritet me ovacione para Kuvendit
- Berisha për Euronews Albania: Aksioni do vazhdojë, me Lulin s’ka fitore, vetëm pazare
- Dy rrugët që mund të ndjekë Berisha për të kundërshtuar vendimin e Bashës
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West