FBI publikon dokumentin për 11 shtatorin, detaje për lidhjet e terroristëve me shtetas sauditë në SHBA
FBI ka publikuar një dokument të deklasifikuar ku jepen detaje mbi lidhjet midis qytetarëve sauditë në SHBA dhe dy prej agresorëve të 11 shtatorit.
Të afërmit e viktimave kanë kërkuar prej kohësh publikimin e dosjeve, duke argumentuar se zyrtarët sauditë kishin njohuri paraprake, por nuk u përpoqën të ndalonin sulmet. Dokumenti nuk jep dëshmi se qeveria saudite ishte e lidhur me komplotin e 11 shtatorit.
Pesëmbëdhjetë nga 19 rrëmbyesit e avionëve ishin shtetas sauditë. Përpara deklasifikimit, ambasada saudite në Uashington përshëndeti publikimin dhe mohoi çdo lidhje midis mbretërisë dhe rrëmbyesve, duke i përshkruar pretendimet e tilla si “të rreme dhe dashakeqe”.
Dokumenti u deklasifikua në 20 vjetorin e sulmeve më vdekjeprurëse terroriste në tokën amerikane ku 3.000 njerëz mbetën të vrarë.
Ky dokument i FBI-së me 16 faqe bazohet në intervistat me një burim, i cili përshkruan kontaktet midis disa shtetasve sauditë dhe dy prej rrëmbyesve, Naëaf al-Hazmi dhe Khalid al-Midhar. Rrëmbyesit u paraqitën si studentë për të hyrë në SHBA në vitin 2000. Memoja e FBI thotë se ata morën mbështetje logjistike nga Omar al-Bayoumi, për të cilin dëshmitarët thanë se ishte një vizitor i shpeshtë i Konsullatës Saudite në SHBA.
Administratat e George W. Bush, Barack Obama dhe Donald Trump refuzuan të deklasifikojnë dokumentet, duke nënvizuar shqetësimet mbi sigurinë kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk