A del Berisha nga “arresti i shtëpisë” pas vendimit të Kushtetuese? E sqaron Manjani

21 Nëntor 2024 | 21:21

Juristi Ylli Manjani ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka komentuar vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjykata vendosi ta pranojë pjesërisht kërkesën e Berishës duke shfuqizuar vendimin e GJKKO për masën “ndalim i daljes jashtë vendit”.

I pyetur nëse ky vendim i Kushtetueses do e nxjerrë Berishën nga “arresti i shtëpisë”, Manjani u përgjigj se kjo nuk mund të ndodh tani, pasi sipas juristit duhet që GJKKO të kryejë një gjykim të ri

“Nuk del nga arresti. Duhet të ketë një gjykim të ri në GJKKO për të gjykuar edhe njëherë tërësinë e masave nën dritën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Edhe atje mundtë jetë një gjykimi ngushtë, te pasaporta ose jo, ose mundtë zgjerohet në varësi të logjikës propocionale dhe nevojshmërisë. A është vërtet e nevojshme një masë e tillë apo jo”,-tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026