A do akordohet fond për oficerin e vetëvrarë? Kreu i sindikatës: Na i kanë bllokuar
Temë e emisionit Review në Euronews Albania, ishte vetëvrasja e nënkomisar Arben Pjeçit, i cili i dha fund jetës duke qëlluar veten me plumb në zemër brenda ambienteve të zyrës së tij në komisariatin e Durrësit.
Oficeri ishte në gjendje të rënduar psikologjike, pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhër-shkarkimi, për shkak se Gjykata e Apelit e kishte dënuar me vendim të formës së prerë për “Plagosje të lehtë”.
I ftuar në studio, Sadedin Fishta, kreu i Sindikatës së Policisë, tha se sindikata që ai drejton nuk kishte asnjë dijeni mbi gjendjen e rënduar të nënkomisarit.
Ai sugjeroi që të ofrohet një shërbim psikologjik për punonjësit e Policisë së Shtetit.
Por teksa u pyet nëse sindikata do të jap një ndihmë ekonomike për familjen e të ndjerit, Fishta theksoi se drejtorët e përgjithshëm i kanë bllokuar fondet.
Pjesë nga biseda:
Jonida Shehu: A keni akorduar ndonjë fond për policin që ka vrarë veten, nga fondet tuaja?
Kreu i Sindikatës së Policisë: Nga fondet tona ne aktualisht jemi të bllokuar, pasi drejtorët e përgjithshmëm kanë bllokuar kalimin e fondeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri