A do anulohet mbledhja e qeverive? Rama konferencë urgjente për mediat
Mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, u duk se do anulohej. Por pas një komunikimi të Euronews Albania me qeverinë e Kosovës, zëdhenësi Përparim Kryeziu tha:
“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uvertyrë për mbledhjen e nesërme”.
Nga ana tjetër burime pranë kryeministrisë shqiptare thanë se ky takim edhe mund të anulohej.
Megjithatë ende nuk dihet me siguri nëse ky takim, që do të ishte dhe takimi i parë i kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama pas propozimit të këtij të fundit të një drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, do të zhvillohet.
Nga ana tjetër kryeministri Rama ka njoftuar një konferencë urgjente për mediat në orën 19:30 të pasdites së kësaj të marte.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Brohorima kundër Vuçiçit dhe Listës Serbe në veri”, Rexha: I akuzojnë për tradhti
- BE për planin e Kurtit: Nuk kemi parë hapa vendimtarë dhe të menjëhershëm
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge