A do arrijnë doktorët të rikrijojnë organe me teknologjinë e printimit 3D?

24 Korrik 2021 | 13:42

Në mbarë Europën, numri i personave që janë në listë pritje për transplantim organesh është në mijëra.

Imagjinoni një të ardhme ku në vend që të prisni për një dhurues që përputhet, spitali të mund të printojë një organ të ri nga vetë qelizat tuaja.

Kjo teknologji quhet ‘bioprintim’ dhe është qëllimi kryesor i hulumtimeve të Dr. Christophe Marquette në Qendrën Kombëtare franceze të Kërkimeve Shkencore në Universitetin e Lionit.

“Bioprintimi është printimi me teknologjinë 3D i indeve të gjalla që kanë brenda qeliza ”, shpjegon Dr. Marquette, skuadra e të cilit po mendon sesi të transformojnë operacionet përmes kësaj teknologjie.

Bioprintimi: Si të printojmë inde humane  

Bioprintimi funksionon siç ndodh rëndom me teknologjinë e printimit 3D, dukë përdorur vizatimin digjital për të krijuar një objekt, shtresë pas shtrese. Por, në vend të printimit të sendeve plastike, pudrës apo metalit, përdor një bojë në formë xheli, që quhet ‘bioink’ e cila përmban qeliza të gjalla.

Deri tani ka pasur arritje të konsiderueshme në printimin e indeve më të thjeshta, siç është lëkura, ndërsa shkencëtarë në mbarë botën janë në hapat e parë të printimit të organeve jetike si mushkëritë, zemra dhe mëlçia.

Dr. Marquette parashikon se do të duhen rreth 20 vite përpara se një organ i krijuar në laborator të mund të transplantohet tek njerëzit.

Lëkurë e printuar me teknologjinë 3D për viktimat e djegieve

Ekipi i Dr. Marquette po punon aktualisht në një projekt që quhet BLOC-PRINT, në partneritet me ushtrinë franceze. Synimi i tyre është të krijojnë lëkurë përmes teknologjisë së printimit 3D për viktimat që kanë pësuar djegie të rënda.

Metoda që po zhvillohet nga Dr. Marquette merr biopsinë e qelizave të pacientit dhe e vendos në bojën ‘bioink’ e cila më pas shkarkohet në krahun e një roboti që e vendos materialin direkt në trupin e pacientit gjatë operacionit.

“Vetë pacientët ndihmojnë qelizat e tyre që të rriten”, shpjegon doktori. “Pra, printohet e më pas pritet. Është një proces rigjenerimi. Pas dy javësh, lëkura rigjenerohet plotësisht”.

Dr. Marquette beson se kjo teknologji do të zhvillohet dhe përdoret në spitale pas 10 vitesh.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026