A do ekstradohet vrasësi i Nikulajt, gazetarja jep detaje nga marrëveshja me Marokun

9 Maj 2023 | 10:43

Autori i dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva, është arrestuar të hënën në Marok.

Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga të 28-vjeçarit.

Ndërkohë gazetarja Sara Demushi tha se portugezi mund të sillet në Shqipëri vetëm në rastin e shkëmbimit me një të burgosur maroken që mund të jetë arrestuar në vendin tonë.

Sipas saj kjo ndodh pasi Shqipëria  dhe Maroku nuk kanë një marrëveshje ekstradimi mes  tyre.

“E vetmja mundësi që vrasësi i Nikulajt të sillet në Shqipëri është që shteti maroken ka një person të cilin e ka pasur në kërkim dhe ky person është arrestuar në vendin tonë.   Persona që kryejnë veprime të tilla, tendencën e kanë të shkojnë drejt vendeve ku nuk ekziston marrëveshje ekstradimi”- tha gazetarja.

Tashmë ka ngelur dhe një shtetas në kërkim për vrasjen e Nikulajt. Bëhet fjalë për Harry Simson, shtetas britanik

Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan u arrestuan gjatë një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Krimit (National Crime Agency).

Edmond Haxhia me shtetësi shqiptare dhe britanike, është djali i dajës së Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët 7-vite më parë akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e dy familjarëve të tyre. Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë me shtetësi britanike. Harriet Bridgeman është arrestuar gjithashtu. Roli i saj në grup ishte ai i vëzhgueses.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026