A do futen deputetët e Berishës në Parlament të enjten, gazetari zbulon detajet
Sali Berisha, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare.
Në seancën e kësaj të enjteje këta deputetë nuk do të mund të marrin pjesë sepse janë të përjashtuar, por të tjerë nga grupi i Berishës mund të paraqiten.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha tha se kjo do të jetë një zgjedhje e tyre apo një vendim që do të merret në mbledhjen e kryesisë ose të grupit parlamentar.
“Pra, të dyja këto mbledhje, kryesia sot dhe grupi parlamentar do të vendosin për aksionin që do të ndërmarrë zoti Berisha për ditën e enjte,” – u shpreh Hoxha.
Gazetari tha se pritet të shihet nëse të gjithë mbështetësit e Berishës do të jenë në protestë, apo do të ketë një ndarje edhe mes një pjese që do të shkojnë në Kuvend.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:59 Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia përdor ndaj tyre spraj djegës
- 09:57 Protesta te Parlamenti, deputetët hyjnë më herët; Rama nuk pritet të jetë në seancë
- 09:46 Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare
- 09:42 OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane
- 09:34 Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore
- 09:32 Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)