A do ketë pasoja për Ramën? Eksperti: Mund të ketë hetime nëse dalin prova të reja
Eksperti për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, Ardian Shtuni deklaroi se ende nuk mund të thuhet se do të ketë pasoja për kryeministrin Edi Rama, në lidhje me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Shtuni u shpreh se mund të ketë hetime nëse dalin prova të reja.
“Varet se çfarë do të dalë. Është e pamundur në këtë moment që të dalim në një përfundim, sepse vizibiliteti që kemi ne është shumë i limituar. Nëse mund të ketë sanksione? Çdo gjë është e hapur në varësi të implikimit që ka një zyrtar. Dora e drejtësisë amerikane është e gjatë.
Në varësi të provave që mund të dalin në pah, mund të ketë hetime të tjera të cilat mund të shkojnë përtej hetimit që është i mbyllur për dy akt paditë që janë depozituar tashmë” , theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 12:08 LIVE| Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 11:53 Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit
- 11:29 U kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet Emiljano Nina, person i afërt me Ervis Martinaj