A do publikojë SHBA videon e plotë të sulmeve në Karaibe? Përgjigjet Hegseth

16 Dhjetor 2025 | 21:11

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të martën se nuk ka plane për publikimin e videos së plotë dhe të pamontuar të sulmeve të 2 shtatorit ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, sulme që kanë ngritur shqetësime mbi planet e administratës Trump ndaj Venezuelës.

Hegseth, së bashku me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, zhvilluan takime informuese me çdo anëtar të Senatit, pas kërkesave të ligjvënësve për më shumë informacion mbi një fushatë 3-mujore e gjysmë, e cila përfshiu mbi 20 sulme ndaj anijeve në Karaibe dhe Paqësor, duke shkaktuar mbi 80 viktima. Vetëm të hënën, ushtria amerikane goditi tre anije në Paqësor, duke vrarë tetë persona.

“Në përputhje me politikën e kahershme të Departamentit të Luftës dhe të Departamentit të Mbrojtjes, nuk do të publikojmë një video të plotë dhe të pamontuar për publikun e gjerë”, tha Hegseth në Capitol Hill.

Dy sekretarët mbajtën gjithashtu një takim informues të ngjashëm edhe me anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve. Shqetësimet mbi operacionin u shtuan pasi u bë e ditur se komandanti përgjegjës kishte urdhëruar një sulm të dytë më 2 shtator, i cili vrau dy të mbijetuar.

Presidenti amerikan Donald Trump fillimisht ishte shprehur i hapur për publikimin e videos, por më pas ia la vendimin përfundimtar Sekretarit të Mbrojtjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026

Fermeri nga Postriba realizon vargun 110 metra me qepë mbi Urën e Mesit

Kjo e mërkurë ishte një ditë e veçantë për banorët e Postribës. Fermeri Kujtim Plangaj, me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve, realizoi një varg prej 110...
21:19 | 08/07/2026

Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi

Dokumenti i ri i qeverisë, “Strategjia Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2026–2030”, i miratuar dhe publikuar në...
20:08 | 08/07/2026