A do qeverisë BDI me VMRO-DPMNE? E zbulon aleati më i afërt i Ali Ahmetit

3 Dhjetor 2024 | 10:39

Ish-zëvendëskryeministër i parë në Maqedoni të Veriut, Artan Grubi dhe sekretar organizativ në BDI tha në një intervistë për Euronews Albania se Ali Ahmeti dhe partia e tij e kanë bërë të qartë që nuk do të bëhen pjesë e qeverisë aktuale.

Ai i bëri apel 5 partive shqiptare në kuadër të koalicionit VLEN që të largohen nga qeveria dhe të shkojë bashkë me BDI në zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe lokale për të rikonfirmuar legjitimitetin e qeverisë.

“Bashkohuni bashkë me ne, nuk hyjmë në qeveri, e japim fjalën publike edhe këtu para jush, dhe bashkërisht ta parandalojmë gjithë këtë katrahurë që po ndodh në RMV. Të shkojmë në zgjedhje të përbashkët parlamentare dhe lokale. Ne nuk hyjmë në qeveri pa mbajtur zgjedhje dhe pa rikonfirmuar legjitimitetin në zgjedhje të lira dhe demokratike. Të gjithë këta, edhe Taravari, Gashi kanë qenë në bashkëqeverisje me ne, kanë qene ministra dhe kanë bashkëqeverisur me BDI. Atëherë BDI ka qenë partia më e mirë se i ka mbështetur, partneriteti ka qenë i shkëlqyer, si paska ndryshuar qëndrimi për 6 muaj? U hidhëruan kur nuk ishin më pjesë e ekzekutivit, ja ku u bënë dhe turpëruan veten dhe familjet e tyre”, tha Grubi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026