A do ta shpërndajë presidenti Meta parlamentin? Kreu i shtetit përgjigjet në Euronews Albania
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në studion e Ilva Now me gazetaren Ilva Tare u pyet nëse do ta shpërndajë parlamentin e Shqipërisë.
“S’jam votuar nga ky Kuvend dhe jam shumë i lumtur për këtë,” ishte reagimi i parë i kreut të shtetit.
“Situata në Parlament nuk është normale dhe kjo është përgjegjësi e dy palëve,” u përgjigj presidenti Meta.
“Edhe e mazhorancës që i ngushtoi opozitës hapësirat, por edhe opzozitës që zgjodhi rrugën e delegjitimimit të institucioneve,” shto ai.
[instagram_feed=B8exTW7IKRH]
Sipas Presidentit, Kuvendi po bën veprime ilegjitime që prej largimit të opozitës.
“Unë mendoj që ky Kuvend që bën veprime të tilla që po fton me shpejtësi të madhe delegjitimimin e të gjitha institucioneve, e vetmja punë e mirë që duhet të bëjë është të vetëshpërndahet,” tha z. Meta.
Presidenti vazhdoi më tej duke e cilësuar punën e parlamentit të shkëputur nga realiteti dhe që nuk ofron garanci për normalitet politik dhe institucional të vendit.
Gazetarja Tare e pyeti nëse kjo përgjigje nënkupton se kreu i shtetit ka vendosur të mos e shpërndajë parlamentin.
“Parlamenti jashtë standardeve të kushtetutës se duhet të kishte 140 deputetë. Zëvendësimi i deputëtëve ka ndodhur në mënyrë të paligjshme kur kodi ka procedura të qarta,” u përgjigj presidenti.
“Presidenca është kala për mbrojtjen e Kushtetutës, ndaj mazhorancës, opozitës, ndaj vagabondëve ndërkombëtarë që e dinë që kushtetuta e Shqipërisë që mund të përdhoset. Deri më 24 korrik të 22 është kala nuk afrohet njeri për kushtetutën,” shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…