A do të dorëzohet Albin Kurti? Analisti: Ja si ulen tensionet në Kosovë…

28 Qershor 2023 | 13:38

Analisti Nexhemdin Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se ka dy rrugë që mund të ndiqen për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

Sipas tij, Njëra rrugë është që Kurti të dorëzohet duke e lënë veriun në duart e grupeve të dhunshme kriminale, ndërsa rruga tjetër është që i çojë në burg këto banda kriminale që kërcënojnë qytetarët e thjeshtë.

“Shtensionimi mund të ndodhë duke u dorëzuar dhe duke ua lënë Veriun forcave të dhunshme të Beogradit. Por situata mund të shtensionohet edhe duke i mundur, duke i arrestuar forcat e dhunshme, në momentin që i shkatërron ato struktura nuk do ketë kush t’i kërcënojë qytetarët në veri që të mos marrin pjesë në zgjedhje, të braktisin vendet e punës dhe situata do të  shtensionohet dhe SHBA-BE nuk do kenë një arsye për të vënë sanksione ndaj Kosovës se do bëhen zgjedhje demokratike, do jenë të zgjedhurit legale dhe kjo është zgjidhja që synon qeveria e Kosovës”, tha analisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026