A do të ekstradohet Durim Bami? 45-vjeçari ende i ndaluar në Dubai

4 Dhjetor 2024 | 15:35

Durim Bami vijon të mbetet i arrestuar në Dubai. Sipas burimeve, ende nuk kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

45-vjeçari është arrestuar dy herë gjatë këtij viti, për llogari të autoriteteve shqiptare, por mungesa e një marrëveshjeje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe e ka bërë të pamundur sjelljen e tij për t’u përballur me drejtësinë në Shqipëri.

Mbetet për t’u parë nëse Bami do të vijë në Shqipëri përmes deportimit, një metodë që është përdorur më parë për persona të tillë si Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Ndërkohë, Durim Bami i është drejtuar autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe me një kërkesë për të mos u ekstraduar, duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik nëse kthehet në Shqipëri.

Më 15 maj 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për një sërë veprash penale:

  • Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje,
  • Grup i strukturuar kriminal,
  • Kultivimi i bimëve narkotike,
  • Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal.

Durim Bami dyshohet se kishte siguruar kushtet për të vrarë ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndokën, si dhe dy miqtë e Ervis Martinaj: Erigers Mihasin dhe Hektor (alias Tori) Xheçuka.

Gjithashtu, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC, është zbuluar se për ekzekutimin e Bamit ishin ofruar 1 milion euro nga Arben Ndoka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026