Arrestohet për herë të dytë në Dubai i shumëkërkuari Durim Bami

28 Tetor 2024 | 15:07

Durim Bami, një emër i njohur në botën e krimit në Shqipëri gjatë viteve të fundit, është arrestuar në Dubai, në kuadër të procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Kjo është hera e dytë e arrestimit të Durim Bamit në Dubai.

Interpol i Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi ka konfirmuar arrestimin e Durim Bamës, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK që nga muaji maj. Arrestimi i tij vjen në kuadër të hetimeve të zhvilluara për dosjen e njohur si “Metamorfoza”, pas zbërthimit të applikacionit Sky ECC, një platformë e përdorur për komunikime të sigurta mes grupeve kriminale.

Durim Bami rezulton i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, po ashtu, mbi të rëndojnë akuzat për sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka, si dhe për sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinaj, Erigers Mihasin dhe Tori Xheçukën.

Autoritetet shqiptare tashmë po punojnë për të organizuar ekstradimin e tij, në mënyrë që të përballë akuzat që rëndojnë mbi të. Mund të ndiqet një mënyrë e ngjashme me Plaurent Dervishaj për ekstradimin e Bamit nga Dubai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026