A do të ketë Luftë të III Botërore nëse Ukraina pranohet në NATO?

13 Tetor 2022 | 20:01

Dritan Demiraj, ish ministër i Brendshëm, është shprehur se ka një intensifikim të veprimeve ruse duke përdorur për herë të parë ato që quhen armë strategjike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Demiraj theksoi se zyrtarët rusë kanë deklaruar se nëse Ukraina pranohet në NATO do të iniciohet fillimi i Luftës së Tretë Botërore.

“Kemi një intensifikim të veprimeve ruse duke përdorur për herë të parë ato që quhen armë strategjike. Gjykoj se këto kanë ndryshuar rrjedhën e konfliktit në Ukrainë  duke e goditur rëndë makinerinë ruse. Sasia e ndihmës ushtarake që është dhënë për Ukrainën është aq e madhe sa rezervat e ushtrive të NATO-së janë boshatisur.

Jo vetëm Putin por dhe ish-presidenti Dmitry Medvedev, ka deklaruar se nëse pranohet Ukraina në NATO, kjo do të thotë se po i shpallet Rusisë luftë dhe do të iniciojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026