A do të ketë ndryshime në qeveri? Gazetari: Çfarë pritet të ndodhë në Asamblenë e PS
Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku zbuloi detaje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste që pritet të mbahet më 4 shtator.
Në fjalën e tij gazetari theksoi se gjatë punimeve të Asamblesë, do të plotësohen postet vakante të sekretariateve në Partinë Socialiste, por do të ketë dhe ndryshime në kabinetin qeveritar.
Lita theksoi se kryeministri Rama është i pakënaqur nga puna e disa ministrave dhe këtë e ka shprehur në rrethin e ngushtë të tij.
Sipas tij shtatori do të jetë i nxehtë si nga pikëpamja politike, por edhe nga goditjet e pritshme të SPAK.
“Asambleja e 4 shtatorit do të jetë për përmbushjen e sekretariateve dhe postove vakante në Partinë Socialiste. Më pas do ketë lajmërime për ndryshime në qeveri, të cilat unë modestisht i kam paralajmëruar pasi këto janë diskutuar brenda Partisë Socialiste dhe në rrethin e ngushtë të kryeministrit Rama. Janë disa ministri që nuk janë me ritmin e duhur dhe që kryeministri ka vendosur t’i zëvendësojë. Asambleka e PS vjen 2 ditë pas Kuvendit të Partisë Demokratike. Pra nga pikëpamja politike shtatori do të jetë shumë i nxehtë, por nuk është vetëm politika por është edhe SPAK që do të interferojë me politikën. Pritet që dosjet e sterilizimit të thellohen në hetime, si inceneratorët dhe sterilizimi”, tha Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara