A do të ndërhyjë krimi në Elbasan? Gazetarja “zbërthen” skemën e re të KQZ-së

30 Janar 2023 | 22:18

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu deklaroi se KQZ-ja ka një projekt-vendim, ku Elbasani është zgjedhur si  një nga tre bashkitë ku do të votohet dhe numërohet në mënyrë eleketronike për zgjedhjet e 14 majit.

Në emisionin “Now”, Shehu u shpreh se kjo do të ndodhë për shkak të problematikave që Elbasani ka pasur në  zgjedhje, duke iu referuar pranisë së grupeve kriminale.

Sipas saj, PS-ja do t’i besojë kryebashkiakut aktual, Gledian Llatja, ndërsa PD-ja, Luçiano Boçit.

“Me zhvillimet e fundit, KQZ-ja ka një projekt-vendim ku Elbasani është zgjedhur si një nga tre bashkitë ku do të votohet dhe numërohet në mënyrë elektronike, veç Vorës dhe Elbasanit.

Socialistët pritet t’i besojnë sërish Gedian Llatjan bashkinë e Elbasanit, ndërkohë një figurë e rëndësishme për kampin tjetër, për PD-në, Luçiano Boçi, një tjetër deputet që pritet të lërë karrigen e ligjvënësit për të garuar më 14 maj”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026