A do të paraburgoset kryeministri? Prokuroria Speciale kërkon dëshminë e Kurtit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një kërkesë për paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti si dëshmitar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.
Nëse Gjykata aprovon këtë kërkesë, Kurti do të duhet të japë dëshminë e tij vullnetarisht.
Në të kundërtën, ai mund të përballet me masa ligjore, përfshirë gjobë ose, në rast të mosbindjes së mëtejshme, edhe paraburgim.
Gjykata ka konfirmuar se është duke shqyrtuar kërkesën, ndërsa PSRK ende nuk ka dhënë një deklaratë të plotë mbi këtë zhvillim.
“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata“, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.
Vendimi i Gjykatës pritet të merret në javën e parë të marsit, pas së cilës do të ndërmerren hapat procedurale të mëtejshëm.
Nëse Kurti nuk zbaton vendimin e Gjykatës, ai urdhër i dërgohet policisë, atëherë Policia e merr dhe e ekzekuton vendimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
- 12:20 Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën