A do të përfshihet Hezbollah në luftën Hamas-Izrael? Përgjigjet eksperti

20 Tetor 2023 | 20:39

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Brenton Kotorri tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se nuk ka shumë mundësi që Hezbollahu të përfshihet më tepër në luftën mes Hamasit dhe Izraelit.

Sipas tij, diçka e tillë mund të ndodhë vetëm me ndërhyrjen e Iranit.

“Kur ti jeton aq i izoluar dhe pa asnjë mundësi për të bërë një jetë normale, gjysma janë të papunë, gjysma janë fëmijë, jetojnë me ndihma humanitare. Ti nuk është se joshesh shumë nga gjërat e tjera përveç Hamasit, apo përveç ekstremizmit. Pjesa më e madhe e tyre në rripin e Gazës janë myslimanë dhe ata kanë një lloj dyzimi midis kësaj, pra një lloj moderimi fetar dhe një ekstremizmi nacionalist sepse Hamasi nuk është modernizëm fetar, është ekstremizëm nacionalist, ndërsa në bregun perëndimor atje ka dhe të krishterë.

Nëse Hezbollahu përfshihet pak më tepër, që në gjykimin tim nuk ka gjasa të përfshihet më tepër, sepse vërtetë ka 100 mijë anëtarë, por trupa aktive mund të ketë 10% që i mban me pagesë. Pjesa tjetër kanë jetë normale, por janë anëtarë të Hezbollahut, gjasat janë vetëm nëse Irani kërkon ta ndezë dhe rindezë, atëherë mund të ketë më shumë furnizime, me armatime, me pagesa, me ushtarë, me inspirim ndoshta për njerëz të tjerë që mund të vijnë ndërkombtarisht për të luftuar, por aktualisht Hezbollahu dhe Irani nuk e ka kapacitetin për të bërë një luftë frontale,” – u shpreh Kotorri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026