A do të qëndrojë Beleri në burg? Avokati Gentian Rumano zbërthen vendimin
Temë e emisionit Review në Euronews Albania ishte dosja Beleri dhe arrestimi i tij dy ditë përpara zgjedhjeve.
I ftuar në emision avokati Gentian Rumano, sqaroi kriteret të cilat e lanë në burg Belerin në masën e sigurimit të dhënë nga gjykata e Vlorës.
Sipas avokatit, vendimi i gjykatës së Vlorës për ta lënë në burg, u dha përpara zgjedhjeve pasi ekzistonte dyshimi i mundshëm se Beleri mund të përsëriste akuzën për blerje votash, por edhe mund të largohej.
Por tashmë këto dy kritere janë rrrëzuar sipas avokatit, pasi zgjedhjet kanë kaluar dhe ai tashmë është kryetar bashkie, çka mund të merret parasysh nga GJKKO për të ndryshuar masën e sigurimit.
“Gjykata e Posaçme ka të drejtë të rishikojë kushtete dhe kriteret e caktimit të masës së sigurimit. Jemi përpara një vepre që edhe pse gjatë zgjedhjeve trumbetohet se ka një përhapje masive, ka një marzh gabimi të ulët dënimi. Për sa i përket rrezikshmërisë së peersonit, nuk e ka mudnësinë që ta kryejë pasi kanë përfunduar zgjedhjet, as për t’u larguar pasi tashmë është kryetar i bashkisë.
Në momentin që është marrrë vendimi i gjykatës së Vlorës ka qenë përpara zgjedhjeve dhe ekzistonte mundësia që gjatë ditës së zgjedhjeve të vazhdonte fenomeni i blerjes së votës.
Për mendimin tim nuk ekzistojnë kushtet dhe standardet e vendosura nga neni 228 e vijues i Kodit të procedurës Penale”, tha Rumano.
LEXO GJITHASHTU:
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin