English

A do të takohet me Vuçiçin? Kurti: Vetëm në kontekstin e planit evropian

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tgha se takim Prishtinë-Beograd mund të ndodh vetëm në kontekstin e propozimit franko-gjerman.

- Advertisement -

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania nënvizoi se 18 gushti i vitit të kaluar ishte datë e rëndësishme për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa bëri një kronologji të ngjarjeve që prej asokohe deri më tani.

Ndër të tjera ai tha se në Serbi në tetor të vitit të kaluar kanë marrë pjesë ministrat kryesorë, presidenti, kryeministrja dhe aty është votuar unanim për të mos e pranuar propozimin e BE-së.

Por sipas Kurtit vendimet që u morën në këtë mbledhje nuk u publikuan kurrë.

“Ky takim mund të ndodh pikërisht vetëm ashtu pra në kontekstin e propozimit franko-gjerman po përfaqësuesi i BE Boreli insiston ta quajmë europian le ta quajmë ashtu. Vetëm ai është konteksti ku unë jam i gatshëm të ulem të diskutoj. Më lejoni të shpjegoj pak kronologjinë si erdhëm këtu meqë nuk dihet shumë. 18 gushti i vitit të kaluar është datë fort e rëndësishme për të mos thënë historike me h të vogël për procesin e dialogut mes meje dhe presidentit të Serbisë pasi pika e parë e diskutimit ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes pika e dytë çështjet aktuale si targat dokumentet e hyrje daljes në kufi. Unë u gëzova shumë me thënë të drejtën se këtë e kisha dashur gjithmonë dialog për marrëveshje jo dialog për dialog apo dialog për proces ose dialog për të treguar se dikush mund të ndërmjetësoj ishte dialog për marrëveshje. Unë propozova një faqe me 6 kapituj si përmbledhje çfarë duhet të përmbaj korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe aty ka qenë edhe pika konsideratë për marrëveshjet e mëhershme dhe implementimin e tyre. Pas atij takimi 3 javë më vonë emisarët special nga Brukseli, Parisi dhe Berlini vijnë në zyrën time dhe e sjellin atë propozimin që tash njihet si propozimi europian apo franko-gjerman. Unë kam pritur se do të kemi takime të rregullta mujore kështu jemi marrë veshtë me 18 gushtë. Pse i kanë ndërprerë takimet e nivelit të lartë të rregullta mujore për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes unë sot e kësaj dite nuk e di.

Albin Kurti: Unë kam pritur që takimi që ka ndodhur në 20 janar në zyrën time ka mundur të ndodh me 20 shtator pra kam pritur që kur e vendos pikë të parë korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe kur sjell një  propozim 3 javë më vonë nga Brukseli, Parisi dhe Berlini takimet do të intensifikohen dhe do të hymë në një dinamik të re të bisedimeve, por kjo nuk ka ndodhur. Një ndër arsyet mund të jetë fakti që Beogradi nuk e ka pranuar këtë propozim. Unë kam thënë menjëherë që është bazë e mirë për të diskutime të mëtutjeshme dhe ata nuk kanë thënë ashtu. Dhe për të qenë më keq me datë 27 tetor të vitit të kaluar është mbajtur mbledhja e këshillit kombëtarë të sigurisë në Serbi dhe aty kanë marrë pjesë ministrat kryesorë, presidenti, kryeministrja dhe aty është votuar unanim për të mos e pranuar këtë propozim të BE. Por është interesante është që ata nuk e kanë publikuar këtë vendim për bindjen time kjo ka ndodhur për shkak se kishin tre marrëveshje që kishin nënshkruar me procesin e Berlinit të rifreskuar nga marrja e tij nga kancelari i ri Olaf Shols që u bë me 3 nëntor në Berlin pra ata kanë pritur të kaloj 3 nëntori. Në datë 5 nëntor deputetët e listës Serbe në parlamentin e Kosovës kolektivisht japin dorëheqjen 10 deputet, kolektivisht policët serb në veri të Kosovës japin dorëheqjen, kolektivisht 4 kryetarët e komunave serbe në veri të Kosovës japin dorëheqjen dhe e datë 6 nëntor del ministri i jashtëm i Serbisë dhe thotë një zëri e kemi refuzuar planin Franko-Gjerman. Dhe e dini kush është më e bukura kush s’merret me të merren me dorëheqjet. Pra kanë lejuar të kaloj procesi i Berlinit si datë e suksesshme që se shpejti do të kaloj edhe në parlament”- tha Kurti.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?