A do të zhbllokohet ngërçi politik? Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive

22 Gusht 2025 | 10:52

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen këtë të premte në orën 11:00 në vazhdimin e seancës konstituive, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcaktoi se kandidati për kryetar të Kuvendit mund të nominohet vetëm tre herë dhe votimi duhet të bëhet në mënyrë të hapur.

Në seancën e 20 gushtit, partitë politike dështuan të konstituojnë legjislativin e nëntë, duke zgjatur ngërçin politik. Dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk arritën të sigurojnë shumicën e nevojshme prej 61 votash, duke marrë jo më shumë se 57.

Pas dështimit, Vetëvendosje akuzoi PDK-në, LDK-në dhe AAK-në për bllokim të procesit, duke thënë se kundërshtimi i emrit të Albulena Haxhiut nuk ishte arsyeja kryesore, por pengimi i formimit të institucioneve. Nga ana tjetër, PDK ritheksoi se do të mbështesë vetëm një kandidat të Vetëvendosjes që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së kaluar, ndërsa LDK-ja dhe AAK-ja theksuan se kandidaturat e propozuara nuk gëzojnë mbështetje të mjaftueshme.

Nisma Socialdemokrate ka bërë të ditur se do të abstenojë, derisa të arrihet një marrëveshje politike.

Kjo është përpjekja e 56-të për të konstituar Kuvendin, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 9 shkurtit. Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, konstituimi i legjislativit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh, afat që skadon më 18 shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026