A do t’i refuzojë Kurti liderët e BE? Eksperti tregon çfarë do të ndodhë në Bruksel

25 Tetor 2023 | 11:22

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se blloku ka ftuar në Bruksel të enjten, më 26 tetor, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kur do të mbahet samiti i BE-së.

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga Albin Kurti se do të jetë pjesë e këtij takimi.

Drejtori ekzekutiv në institutin për studime evropiane dhe globale, Jeton Halimi tha në një intervistë për Euronews Albania se me shumë gjasa Kurti do të jetë pjesë e takimit me Vuçiç në Bruksel, por ai parapëlqen ta mbajë diskret protokollin e tij.

“Nuk ma merr mendja se Kurti nuk do të shkojë në Bruksel, ka qenë dje në Athinë dhe ka premtuar se do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e Kosovës, por ai e mban të mbyllur protokollin. Vrasja e policit të Kosovës që është një gjë shumë e rëndë, të gjitha trazirat vijë për shkak të kryeneçësisë së Kurtit me SHBA dhe BE”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026