A do zgjidhen mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi në samitin në Tiranë? Flet Edi Rama

6 Dhjetor 2022 | 11:49

Kryeministri Edi Rama e konsideron një çështje të vështirë Kosovën dhe Serbinë, në lidhje me mosmarrëveshjet që të dyja vendet kanë.

Në një deklaratë për mediat pas pritjes së 27 delegacioneve evropiane, Rama u shpreh se do të donte që mosmarrëveshjet të zgjidheshin në samitin e sotëm.

“Do uroja që po. Do uroja që Bashkimi Evropian që të ketë këtë lloj magjie. Por nuk është  rasti. Është e vështirë si çështje, do kohën e vet, por më lejoni të them që Ballkani Perëndimor nuk ka qenë më mirë historikisht.

Sidomos shqiptarët, si në Shqipëri, Kosovë, dhe në vende të tjera, nuk kanë qenë në pozicion më të mirë historik se sa tani”, theksoi ai.

Krahas samitit, do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.

Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën brenda perimetrit të sigurisë, Berisha ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026